E ardhmja e Denzel Dumfries tek Interi nuk është e sigurt. Sipas “TEAMtalk”, mbrojtësi i djathtë holandez është ofruar te disa klube të Premier League për verën e ardhshme, me negociata tashmë në vazhdim për largim të mundshëm nga klubi zikaltër.
Çelësi është klauzola e lirimit. Kontrata e Dumfries përmban një klauzolë rreth 21 milionë paund (pak mbi 25 milionë euro), që ka tërhequr menjëherë interesin e disa klubeve europiane. Interi po punon për një rinovim që do ta heqë këtë klauzolë dhe ta sigurojë lojtarin afatgjatë, por agjentët e 29-vjeçarit po “sondojnë” mundësi të tjera.
Në Angli janë të interesuar Liverpool, Manchester City, Manchester United, Chelsea, Tottenham dhe Newcastle, me “Reds” që e ndjekin prej kohësh, por nuk e konsiderojnë prioritet absolut për merkaton.
Përveç Premier League, Dumfries ka edhe opsionin e “Saudi Pro League”. Disa klube saudite kanë shfaqur interes të madh dhe mund të ofrohen si alternativë reale nëse transferimi në Angli nuk realizohet.
The post Dumfries mendon largimin nga Interi, holandezi në shënjestrën e gjigantëve të Premier League appeared first on Telesport.










