Anësori i Interit, Denzel Dumfries, foli në konferencë për shtyp nga grumbullimi i kombëtares së Holandës. Mbrojtësi komentoi periudhën e fundit të shoqëruar me dëmtim: “Nuk ka qenë një periudhë e këndshme. Nëse je futbollist, dëshiron të luash.
Tani përgatitja ime në stërvitje është ndryshe nga më parë. Kjo kërkon më shumë kohë dhe përfshin një program shumë të saktë. Gjithsesi jam i lumtur që jam rikthyer. Tani gjëja më e rëndësishme është të vazhdoj në këtë rrugë, por ende nuk jam lojtari që kam qenë. Do të duhet edhe pak kohë”.
Nuk mungoi një pyetje për shokët italianë të Interit, që të martën në mbrëmje do të përballen me Bosnjën në Zenicë për një vend në Botëror: “Nuk jam në kontakt me ta, por shpresoj t’i shoh në Botëror. Do të ishte bukur”.
Duke u rikthyer te Holanda, ai shtoi: “Kur gjërat nuk shkuan mirë në mbrojtje, në ndeshjen e kaluar, më takoi mua të flisja dhe këtë bëra. Unë dhe lojtarët me eksperiencë nuk kemi frikë ta shprehim mendimin. I paprekshëm? Jo. Ka konkurrencë të fortë dhe duhet ta tregosh vlerën në çdo ndeshje”.
The post Dumfries iu dërgon mesazh shokëve të Interit nga kombëtarja: Shpresoj t’i shoh në Botëror appeared first on Telesport.










