Chelsea dhe PSG po përballen në finalen e madhe për Kupën e Botës për Klube, e cila po luhet në “MetLife Stadium” në New Jersey. Pjesa e parë është mbyllur në avantazhin e trefishtë për anglezët, 3-0.
Goli i parë i finales është shënuar në minutën e 22-të. Malo Gusto pasi i merr topin në krah Nuno Mendes shkon drejt portës, provon të shënojë vetë në tentativën e parë, nuk ia del, në të dytën, pason për Cole Palmer, i cili dërgon topin në rrjetën e Donnarumma-s.
Në minutën e 29-të, ishte sërish Cole Palmer që dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të shpejtë të londinezëve, që u finalizua në mënyrën e duhur. Në minutën e 42-të, ishte radha e blerjes së fundit, Joao Pedro, i cili mposht me shumë klas Donnarumma-n, pas asistit të Cole Palmer. Një pjesë e parë e shkqlyer për sulmuesin anglez, dy gola dhe një asist.
Edhe pse PSG konsiderohej si favoriti kryesor për ta fituar finalen, deri tani, të paktën pjesa e parë ka folur e gjithë për Chelsea-n. Një pjesë e parë fantastike nga të besuarit e Enzo Maresca-s, gjë që e tregon edhe rezultati 3-0.
The post Duket e pabesueshme, Chelsea “hedh në tapet” PSG-në dhe e mbyll pjesën e parë 3-0 (video) appeared first on Telesport.