Marco Amelia, ish-portieri i Milanit dhe aktualisht trajner i Sondrio, foli për kombëtaren italiane në një intervistë për “SportWeek”. Ai shprehet optimist për Botërorin: “Po, besoj se do të shkojmë. Ndjehet një atmosferë pozitive, dëshira për të mos gabuar dhe rikthyer më në fund në një Kupë Bote. Të premten do të jem në Bergamo për të mbështetur Rino dhe skuadrën kundër Estonisë, është ndeshje shumë e rëndësishme”.
Amelia shtoi se nuk dëshiron as ta mendojë mundësinë e një dështimi tjetër: “Një brez i tërë nuk e ka parë kurrë Italinë në Botëror. Duhet ta përjetojnë, t’i kuptojnë emocionet e pritjes, diskutimet, shoqërinë, atmosferën verore me axurrët. Është diçka shumë e rëndësishme”.
Duke folur për José Mourinhon, ai theksoi: “Duke punuar me të, kuptova pse disa fitojnë gjithmonë trofe dhe të tjerët jo. Kam pasur trajnerë të mëdhenj si Capello, Lippi, Allegri, Mourinho. Nga të gjithë kam mësuar diçka, por mbi të gjithë do veçoja Carletto Mazzone për vlerat, besnikërinë, pasionin dhe dashurinë ndaj futbollit”.
The post “Duke punuar me Mourinhon e kuptova pse disa fitojnë dhe të tjerët kurrë” appeared first on Telesport.