Duke punuar i keqësohet gjendja dhe rrëzohet, vdes punëtori në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje aksidentale në Prishtinë.

Raportohet se viktima përderisa ishte duke punuar, i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe është rrëzuar.

Viktima është dërguar në QKUK ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Indeksonline/