Duka: Fitorja kundër Serbisë, do të më gëzonte sikur kualifikimi në Botëror

Ish futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Franc Veliu, është prononcuar para ndeshjes së sotme ndaj Serbisë.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, Veliu tha se është një ndeshje me emocione të mëdha, të cilat duhet të kontrollohen, për ta fituar atë.

“Një ndeshje shumë e rëndësishme dhe delikate, si nga pikëpamja sportive, ashtu edhe nga ajo kombëtare. Ndonjëherë nuk është mirë të gjykosh apo analizosh nën efektin e këtyre ndikimeve, sepse padashur bëheni pjesë e një ndikimi joreal. Shanset për fitore mbeten gjithmonë nëse nuk bëhemi palë e ndikimeve apo provokimeve që mund të sjellë ndeshja, si brenda ashtu edhe jashtë drejtkëndëshit të fushës. Sigurisht që është një ndeshje me peshë por sërish është e radhës, duhet të jemi të qetë dhe të mos udhëhiqemi nga emocionet nacionaliste më shumë se detyrat që i takojnë futbollit. Vetëm kështu mund ta fitojmë këtë ndeshje”, tha fillimisht ai.

Shpresat e tij qëndrojnë tek fitorja, por parashikon një barazim, sepse sipas tij, të dy kombëtaret do të luajnë shumë kujdesshëm.

“Unë me të vërtetë shpresoj të fitojmë dhe duhet të fitojmë. Por parashikimi im është më shumë për një barazim. Mendoj se të dyja skuadrat do të luajnë me shumë kujdes, pa kaluar asnjë aventurë. Gjithsesi, dua një fitore”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/

The post Franc Veliu: Dua fitoren, por mendoj se ndeshja do të mbyllet me barazim appeared first on GazetaBlic.