“Duhet t’i besojmë drejtësisë”: Avokati Bajraktari reagon pas raportimit për dëshmitarin 29

Avokati Ardian Bajraktari ka komentuar vendimin e gjyqtarëve të Speciales, që refuzuan deklaratat e dëshmitarit 29, të cilit iu konstatuan probleme mendore.

Bajraktari ka thënë se duhet t’i besojmë drejtësisë.

Postimi:

Po pra, dëshmisë së dëshmitarëve me dëmtime mendore nuk mund dhe nuk duhet t’u falet besimi.

Veprim i duhur mos pranimi i dëshmive/deklaratave të tilla, siç është rasti me dëshmitarin nr. 29, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Prandaj duhet t’i besojmë drejtësisë!