“Duhet të shihet qëllimi i takimit – Memli është djalë trim – reflektoi në interes të Kosovës, Latifi e Spahiu për ftesën e Kurtit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, për takim konsultimi rreth situatës në Kuvendin e Kosovës.

Në “Pressing” të T7,  analisti Blerim Latifi e ka cilësuar si “veprim të pjekur politikisht të Krasniqit”.

“Përgjigja e kryetarit të PDK-së për me shku nesër në takim mua më duket një përgjigje shumë e pjekur. Një përgjigje politikisht e pjekur e cila reflekton para së gjithash interesin e qytetarëve të këtij vendi. Kosova më në fund të lëviz, të dalë nga kjo bllokadë institucionale e ti formojë institucionet”, ka thënë Latifi.

Ndërsa, analisti Nexhmedin Spahiu tha se “Memli Krasniqi është “djalë trim”.

“Memli është djalë trim, i mençur dhe i pjekur politikisht. Veprimi që ka bërë është në interes të të gjithëve, të parisë së tij. Pavarësisht cili do të jetë interesi i Albin Kurtit, pavarësisht çfarë prodhohet nga ai takim. Ky ka reflektu diçka që është në interes të Kosovës”, ka thënë Spahiu.