Në Pressing në T7, janë të ftuar zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, për të folur për drejtësinë, arsimin dhe ekonominë.
Përparim Gruda, ka thënë sot njerëzve u intereson mirëqenia e tyre, dhe se kandidati i kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza, është lehtë i pranueshëm për qytetarët, pasi që flet me premtime konkrete,.
‘’Jemi shumë të kënaqun dhe me ritmin qysh po shkon fushata. Mendoj që janë zgjedhje në të cilat e kemi lehtë me kërkuar votën, përveç 9 muajve bllokadë, njerëzit e gjykojnë qeverinë Kurti edhe për 4 vitet e kaluara të qeverisjes. Njerëzve sot ju intereson mirëqenia e tyre. Njerëzit ndihen të lënë vetëm prej kësaj qeverie. Programi ynë në thelb e ka ekonominë, mirëqenien e njerëzve. Edhe fushata jonë është kjo. Kandidati ynë Bedri Hamza, është lehtë i akceptueshëm prej njerëzve, sepse flet me gjuhë të thjeshtë dhe me premtime konkrete’’, ka thënë Gruda.
Edhe Besianë Musmurati, bëri dallimin mes Kurtit dhe Hamzës duke thënë se ky i fundit sjell bashkim dhe zhvillim, ndërsa Kurti dhe VV’ja sjellin përçarje,.
‘’Mendoj që qytetarët e kanë mundësinë me 28 dhjetor me bë një zgjedhje shumë të lehtë. Zgjedhja ka të bëjë me dy persona që janë komplet të kundërt me njëri tjetrin, pra mes Albin Kurtit dhe Bedri Hamzës. Kurti si një person që e kemi parë që 6 vite në qeverisje, ku diku rreth 64 herë kemi tentuar me zgjedh kryeparlamentar një person që në fund nuk është zgjedh fare. Kemi të bëjmë me mentalitet të qeverisjes që krijon përçarje, ka krijuar përçarje në familje, brenda institucioneve. Një kryeministër që vazhdimisht ankohet, fajin ia vë dikujt tjetër. Dhe në anën tjetër kemi Bedri Hamzën i cili garon me një program shumë profesional. Bedriu kërkon dhe sjell zhvillimin dhe bashkimin. Në këto zgjedhje, qytetarët kanë me vendos a kanë me shku me një kandidat dhe një parti që vazhdimisht synon të përçajë popullin’’, ka thënë Musmurati.,














