Kryeministri shqiptar, Edi Rama gjatë fjalës së tij në Parlamentin e Izraelit, është shprehur se ‘Xhelati’ në Gaza është Hamasi dhe askush tjetër.
Rama teksa konfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për Izraelin, kërkoi çarmatosjen e kësaj organizate, për të vijuar më pas me zbatimin e planit të paqes dhe rindërtimin e Gazës.
“Xhelati është Hamasi dhe askush tjetër”, tha mes të tjerash Rama, duke e cilësuar organizatën si bartëse të një ideologjie terrori, që sipas tij vepron si kundër popullit hebre, ashtu edhe kundër palestinezëve, shkroi A2CNN.
“Derisa Hamasi të ç’armatoset dhe të ç’montohet, asnjë paqe nuk do të zgjasë dhe nuk mund të arrihet”, shtoi shefi i Qeverisë shqiptare.










