Arsenal po punon fort ditët e fundit për të bërë një goditje të madhe në mesfushë. Klubi londinez po përgatit një ofertë afër 40 milionë eurosh për të bindur Barcelonën që të shesë mesfushorin e ri, Marc Casado-n.
Propozimi vjen në një moment kyç për klubin katalanas, i cili, pas zyrtarizimit të Joan Garcia, është afër zyrtarizimit të Nico Williams, ndaj duhet të lirojë hapësirë pagash dhe të gjenerojë të ardhura që do t’i lejojnë të operojë më lirshëm në treg.
Mikel Arteta e ka pikasur mesfushorin 21-vjeçar dhe është i bindur se do të ishte përforcimi perfekt për mesfushën e “Topçinjve”. Në fillim të sezonit të kaluar, Casado bëri perfomanca të mëdha me fanellën e Barcelonës, por roli dhe aktivizimi i tij në fushë u zbeh me rikthimin në formacionin titullar të holandezit Frenkie de Jong. “Fati i keq” i Casado është piëkrisht se Barcelona ka një super mesfushor në rolin e tij si holandezi De Jong.
Ndaj, Casado është i hapur për një transferim drejt klubit londinez. Në anën tjetër, Barcelona nuk e ka përjashtuar largimin e tij aq më tepër për një ofertë 40 milionë euro. Ditët në vijim, pritet të mësohet më shumë rreth kësaj çështje.
The post Duhet “sakrifikuar” për Nico Williams, Arsenal i ofron 40 milionë euro Barcelonës për mesfushorin 21-vjeçar appeared first on Telesport.