Duhet përmbysur 5-2, Spalletti: Moment i vështirë, kemi nevojë për zemrën e tifozëve

Juventusi rikthehet sonte në Champions League kundër Galatasaray për të përmbysur disavantazhin 5-2 të një jave më parë dhe synuar kualifikimin. Në konferencë, Luciano Spalletti deklaroi: “Ka ndeshje që nuk luhen, por ndërtohen. Duhet pjesëmarrja e gjithë ambientit, kemi nevojë për zemrën e tifozëve. Me publikun jemi më të fortë. Është një moment delikat dhe i vështirë, kërkojmë të na qëndrojnë pranë. Do të luftojmë deri në fund. Do të kemi pak shanse, por duam t’i provojmë të gjitha”.

Për rikthimin e Yildiz: “Është tashmë lider, edhe pse shumë i ri. Qëndron i qetë në vështirësi dhe dëshiron të jetë pjesë e kësaj sfide. U stërvit pjesërisht, por më tha: Jam gati”. Edhe Bremer rikthehet: “Do të jetë i grumbulluar dhe mund të përdoret gjatë ndeshjes”.

Mbi kritikat ndaj Di Gregorio: “Duhet të pranojmë edhe përçmimin pa u ndikuar. Si grup nuk lëmë askënd vetëm”. Për ndeshjen: “Të mos mendojmë për tre gola, por për një. Pastaj gjithçka mund të ndryshojë”.

 

The post Duhet përmbysur 5-2, Spalletti: Moment i vështirë, kemi nevojë për zemrën e tifozëve appeared first on Telesport.