“Duhet me na tregu ku i ka punu gjyshi”: Ramabaja turpërohet në Debat Plus pas goditjes së ulët ndaj deputetit Gruda

Analisti i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, u turpërua rëndë në emisionin “Debat Plus”, pasi goditi në mënyrë të ulët deputetin e PDK-së Përparim Gruda.

Pasi u shkyç nga linja telefonike,Ramabaja u lëshua në aludime për familjen e tij, duke pyetur me nënçmim:

“Veç duhet me na tregu ku i ka punu gjyshi këtij.”

Moderatorit Ermal Panduri iu desh të ndërhynte dhe ta rikthente Grudën në transmetim për t’i dhënë të drejtën e përgjigjes.

Kundërpërgjigja e zotit Gruda e la të turpëruar Ramabajën para opinionit publik:

“Unë kam pasë një respekt për ty, por më bëre një goditje që unë s’e prita. Po të njoftoj – babai im është një nga të vrarët e luftës së fundit në Kosovë dhe ka qenë mik i Adem dhe Hamëz Jasharit, të cilët kanë ndenjur me ditë të tëra në shtëpinë time, e para. E dyta, vëllai im në moshën 21-vjeçare ka qenë ushtar i UÇK-së. Sa i takon gjyshit tim, gjyshi im ka vdekur përpara se të lindja unë dhe nuk ka punuar asgjë, sepse në atë kohë ka mundur të punojë vetëm në arat e Polacit. E treta, ai që ti aludon nuk është gjyshi im. Gjyshi im, i nderuar, e ka emrin Bejtë Gruda. Vëllai im që ka qenë ushtar e mban me krenari dhe e trashëgon emrin e tij. Nuk do të prisja kurrë që në Kosovën e 2025-ës, për të cilën unë kam dhënë gjakun e familjes sime, me tentu me m’turpëru atë sakrificë – nuk nderon aspak, zoti Ramabaja.” – deklaroi Gruda.