Vera e Real Madridit sillet rreth një vendimi kyç për repartin ofensiv: cili do të qëndrojë mes Gonzalo García dhe Endrick? Dy talente të rinj, dy profile të ndryshme dhe vetëm një vend i sigurt në skuadrën e Xabi Alonsos.
Plani fillestar i drejtuesve madrilenë parashikonte huazimin e Endrick, për t’i garantuar 19-vjeçarit vazhdimësi dhe minuta loje. Real Sociedad ishte gati ta priste dhe gjithçka dukej e mbyllur, por një dëmtim ndryshoi gjithçka. Marrëveshja ra dhe braziliani do të qëndrojë në “Casa Blanca” të paktën deri në janar.
Ndërkohë, Gonzalo García, i rikthyer nga një Kupë Bote për Klube shumë e mirë, ka fituar besimin e trajnerit dhe të drejtuesve. I riu i dalë nga akademia e klubit ka treguar pjekuri dhe ftohtësi në atë skenë të madhe, duke e mbyllur turneun si golashënuesi më i mirë.
Qëndrimi i tij në ekipin e parë tashmë është i sigurt dhe një kontratë e re është gati për t’u firmosur. Getafe kishte treguar interes për huazim, por është tërhequr. Gonzalo do të qëndrojë në Madrid dhe, përveç ndonjë surprize nga merkatoja, do të jetë një nga fytyrat e reja në grupin e Xabi Alonsos.
Në kryeqytetin spanjoll besojnë se kanë gjetur një lojtar me potencial të madh për të tashmen dhe të ardhmen. Tani, edhe fanella me numrin 9 duket gjithnjë e më shumë e destinuar për të.
The post Duel vere mes Gonzalo García dhe Endrick; cili do të qëndrojë me Xabi Alonson? appeared first on Telesport.