Duda Balje s’mori pjesë në votimin e Haxhiut për kryeparlamentare

Kuvendi i Kosovës ka hapur rrugën për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, pasi u votua raporti i komisionit për verifikimin e mandateve.

Pas kësaj pike, LVV-ja, si grupi më i madh parlamentar, e propozoi Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.

Ajo nuk mori votat e mjaftueshme, dhe Kuvendi shkoi në pauzë, për të vazhduar më pas me propozime të emrave tjerë, ose të Haxhiut sërish.

PDK dhe LDK kanë deklaruar se nuk do të votojnë asnjë kandidat që vjen nga LVV-ja.