Deputetja, Duda Balje ka deklaruar se deri më tani nuk është telefonuar nga askush për ndonjë marrëveshje të mundshme koalicioni. Ajo në “Debat Plus” deklaroi se partia e saj SDU ka tri çështje me prioritet e cilido, kryeministër që ua plotëson, do e marr votat e tyre.
Në një thirrje direkte ajo tha se njëri nga prioritetet është reforma në arsim por edhe krijimi i komunave boshnjake.
“Niher kam thanë se ka me votu për kryeministrin i cili i plotëson kushtet lidhur me komunitetin boshnjak. Jam duke pritur me certifikim e zgjedhjeve. Nuk jam kontaktuar me asnjë. Është herët.
Ka çasje që 20 vite sjanë realizuar, disa prej tyre janë reforma në arsim e krijimi i komunave boshnjake”, tha Balje.