Duda Balje në sallën e Kuvendit, përshëndetet e flet me deputetët e PDK-së

Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, tashmë ka hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës ku edhe pritet konstituimi i organeve të Kuvendit, duke nisur nga kryetari.

Ajo është parë teksa përshëndetet me deputetët e PDK-së të cilët kanë hyrë të parët brenda sallës së Kuvendit.

Duda Balje kishte kushtëzuar përkrahjen e saj për Lëvizjen Vetëvendosje me krijimin e një komune boshnjake, megjithatë duket se gjërat kanë ndryshuar dhe raportohet se Balje pritet ta përkrahë Kurtin duke qenë se ky i fundit i ka ofruar një ministri.

Kjo ka nxitur pakënaqësi tek deputetët tjerë të minoriteteve jo-serbe, duke qenë se Balje ka menaxhuar që të marrë një ministri nga negociatat me Kurtin.