Aventurës së Hakan Calhanogolu tek Inter i ka ardhur fundi. Sipas mediave turke, mesfushori 31-vjeçar në një takim të fundit me drejtuesit e klubit zikaltër iu ka kërkuar ta lënë të lirë të largohet te Galatasaray.
“Kam ardhur këtu si lojtar i lirë katër vite më parë dhe gjithmonë kam dhënë maksimumin tim në fushë. Tani dua ta vazhdoj karrierën time te Galatasaray, ndaj kërkoj mirëkuptimin tuaj. Më lejoni të kthehem në shtëpi”, raportohet të ketë thënë Calhanoglu.
Klubi zikaltër nuk është kundër largimit të mesfushorit turk, por ka vetëm një kusht, të paguhet kaluzola e tij që është 40 milionë euro. Pak ditë më parë, Galatasaray i dërgoi Interit një ofertë zyrtare prej 15 milionë eurosh plus 5 milionë euro bonuse, por që u refuzua nga zikaltrit.
Gjithsesi, ditët në vijim pritet të ketë sërish negociata mes klubeve dhe nuk përjashtohet mundësia të gjehet gjuha e përbashkët mes dy klubeve. Në anën tjetër, Inter është pranë transferimit të mesfushorit të Lazio-s, Nicolo Rovella dhe ardhja e tij do bënte të mundur largimin me patjetër të Hakan Calhanogolu.
The post “Dua të shkoj në shtëpi”, futbollisti kërkon largimin. Inter ka vetëm një kusht appeared first on Telesport.