“Dua të fitoj trofe me Atletico, me trajnerin Simeone nuk kam patur kurrë asnjë përplasje”

Julian Alvarez, lojtari yll i Atlético Madrid këtë sezon, foli për DAZN rreth zhvillimit të tij si futbollist nën drejtimin e trajnerit Diego Simeone. Argjentinasi foli edhe për shpirtin e tij konkurrues dhe incidenteve kontroverse, siç ishte reagimi i tij pasi u zëvendësua kundër Mallorca.

Alvarez përsëriti ambicien e tij: Të fitojë trofe me Atlético: “Kur mbërrita, e dija se do të më jepnin hapësirën për t’u rritur dhe për të gjetur veten time. Sezoni i kaluar ishte pozitiv në nivelin personal. Na mungonin disa detaje për të fituar tituj, por unë po vij këtu për të vazhduar të përmirësohem dhe të ndihmoj ekipin”.

Lidhur me golat, ai shtoi: “Shpresoj të bëj më mirë se vitin e kaluar, por më shumë sesa të shënoj gola jam i interesuar të fitoj me këtë klub. Kemi një ekip të shkëlqyer, me lojtarë të klasit të lartë. Duhet të vazhdojmë të përmirësojmë aspekte të caktuara për të garuar në të gjitha turnetë”.

Ai sqaroi episodin e zëvendësimit kundër Mallorca. “Ishte një reagim zemërimi me veten time, asgjë më shumë. Nuk kisha luajtur mirë dhe doja ta ndreqja. Mediat sociale e ekzagjeruan, por nuk pati kurrë ndonjë problem me Cholo. Përqafimi pas Rayo shërbeu për të treguar se gjërat në dhomën e zhveshjes janë të ndryshe nga ajo që thonë njerëzit“, tha Alvarez.

The post “Dua të fitoj trofe me Atletico, me trajnerin Simeone nuk kam patur kurrë asnjë përplasje” appeared first on Telesport.