“Dua ta lë shtëpinë menjëherë” – Egli shumë e ngarkuar emocionalisht me Gjestin

Banjorja e BigBrother VIP Albania 4, Egli Tako u rrëmbye nga emocionet në prajm, gjatë një komunikimi me Gjestin, raporton Sinjali.

Egli në bisedë e sipër me banorin filloi të qajë dhe kërkoi largimin nga shtëpia.

“Dua ta lë shtëpinë menjëherë”, u shpreh Egli Tako.

Pas kësaj prezantuesi, Ledion Liço e thirri atë në dhomën e rrëfimit për ta qetësuar.