Dua Lipa tërheq vëmendjen me stilin e saj në New York

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa u shfaq me një stil tërheqës dhe të përditshëm teksa doli në një pasdite me diell në New York, të hënën.

Ajo zgjodhi një veshje të relaksuar por të kuruar, e përbërë nga një këmishë e gjerë në ngjyrë blu të lehtë dhe pantallona të gjera në ngjyrë blu të errët.

Pamjen e saj e kompletoi me një palë taka me motive leopardi, të cilat i përshtateshin çantës që mbante mbi supe – me detaje në ngjyrë ari.

Ylli i hitit “One Kiss” la flokët e lira dhe i shtoi stilit të saj një palë syze dielli të zeza. Ajo nuk mungoi të shfaqte edhe unazën e saj të fejesës prej ari 18 karatë.

Dua ndodhej në New York për të marrë pjesë në 50-vjetorin e ceremonisë Chaplin Award Gala, të cilin e frekuentoi më vonë gjatë ditës.

Veshja e saj e mbrëmjes ishte po aq mbresëlënëse: këngëtarja mahniti në tapetin e kuq me një fustan të zi transparent prej rrjete, me prerje të guximshme që zbuluan format e saj elegante.

Ajo shtoi elegancën me sandale të zeza me rripa me shkëlqim dhe e kompletoi pamjen me një gjerdan të madh prej ari, duke e përmbyllur dukjen me hijeshi dhe vetëbesim.