Dua Lipa, 29 vjeçe, rrëmbeu vëmendjen mbrëmjen e së hënës në New York teksa mori pjesë në Gala-në e 50-të të Chaplin Award, në nder të regjisorit të njohur spanjoll Pedro Almodóvar.
Pamja që bëri bujë: Këngëtarja kosovare u shfaq pa reçipeta në një fustan gjysmë-transparent ngjyrë kafe, që zbulonte elegant trupin e saj dhe një tanga të zezë të dukshme poshtë veshjes. Me taka të larta dhe grim me nuanca bronzi, Dua e përmbylli paraqitjen me flokët e lëshuara në onde natyrale.
Gala-ja u zhvillua nga organizata “Film at Lincoln Center” dhe shërben si ngjarja kryesore për mbledhje fondesh në ndihmë të aktiviteteve edukative dhe artistike, përfshirë edhe Festivalin e Filmit në Nju Jork.
Romancë në Shqipëri: Vetëm pak ditë më parë, Dua ndau me ndjekësit e saj foto nga pushimet për festën e Pashkëve në Shqipëri me të fejuarin e saj, aktorin Callum Turner, 34 vjeç. Në fotot plot dashuri, çifti shihej duke bërë shaka në bregdet, duke u hedhur në det dhe duke shijuar natyrën shqiptare.
Në një nga pozat më të komentuara, Dua pozonte me një bikini të vogël të kuqe dhe duke shfaqur format e saj të përsosura. Në një tjetër pamje, ajo kishte veshur një komplet sportiv të zi, me flokët e lidhura, gati për aktivitet fizik.
Dua dhe Callum janë lidhur në janar 2024 dhe raportohet se janë fejuar në fund të vitit të kaluar. /GazetaExpress/