Dua Lipa shijon pushimet me Callum Turner në Palermo, shfaq linjat trupit në pozat me bikini nga jahti

Dua Lipa ka ndarë me miliona ndjekës në Instagram një seri fotografish të mrekullueshme nga pushimet e saj verore në Palermo, Itali, ku është shoqëruar nga partneri i saj, aktori britanik Callum Turner.

Çifti duket më i lumtur se kurrë, duke shijuar çdo moment në një prej qyteteve më të bukura e historike të Siçilisë.

Në fotografitë që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, Dua Lipa shfaqet me një stil boho-shik të kuruar deri në detaj, me fustane të bardha me dantella, bizhuteri të arta me motive dielli dhe çanta me elemente tradicionale.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Në një pjesë të mirë të imazheve ajo shihet me Callum, të dy të buzëqeshur, duke bërë selfie në rrugicat e ngushta të qytetit të vjetër, në ambiente historike dhe në darka romantike nën dritat e ngrohta të Palermos.

Pushimet nuk kanë munguar as në det. Në disa prej fotove, çifti duket duke u relaksuar në një jaht luksoz mbi ujërat kristal të Mesdheut.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Dua shfaqet me bikini të zeza dhe syze dielli, duke reflektuar vetëbesim, gëzim dhe një ndjenjë çlodhjeje që vetëm verat mesdhetare mund të ofrojnë.

Ajo dhe Callum nuk ngurrojnë të tregojnë dashurinë e tyre përmes përqafimeve, buzëqeshjeve dhe momenteve të natyrshme, duke konfirmuar se lidhja e tyre është më e fortë se kurrë.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Krahas stilit dhe peizazheve, vëmendje të madhe kanë marrë edhe detajet personale: tatuazhet e vogla, manikyri me ngjyra të ndezura verore dhe unaza e veçantë në gishtin e saj që ka ngjallur spekulime mes fansave për një hap më serioz në marrëdhënien me aktorin britanik. /Telegrafi/

Foto: Dua Lipa/Instagram

 

Foto: Dua Lipa/Instagram

 

Foto: Dua Lipa/Instagram

 

Foto: Dua Lipa/Instagram

 

Foto: Dua Lipa/Instagram

 

Foto: Dua Lipa/Instagram