Dua Lipa publikon fotografi nga përgatitjet për shfaqjet e radhës të turneut “Radical Optimism”

Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe nga përgatitjet për turneun e saj më të fundit, “Radical Optimism”.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, e njohur për stilin e saj unik dhe energjinë skenike, ka postuar fotografi ku shfaqet duke u ushtruar në një ambient të errët e minimalist, me veshje sportive në nuanca të bardha dhe argjendi.

Në njërën prej fotografive, Dua shihet e ulur mbi një tapet të yogave, e veshur me një kostum të bardhë dhe balerina, duke dhuruar një pozë relaksuese me sy të mbyllur.

Ndërsa në një tjetër imazh, ajo tregon fleksibilitetin e saj të mahnitshëm, duke bërë një shtrirje të avancuar pranë një muri, e veshur me rroba sportive të bardha, ndërsa flokët e saj të gjatë bien lirshëm pas shpinës.

Në mbishkrimin e postimit të saj, ajo shkruan “Show Prep” (Përgatitje për shfaqje), duke lënë të kuptohet se po punon intensivisht për të sjellë një performancë të jashtëzakonshme për fansat e saj.

Turneu i saj “Radical Optimism” ka filluar së fundmi dhe pritet të jetë një nga më të suksesshmit e vitit, duke sjellë hitet e saj të reja dhe një skenografi të veçantë.

Me stilin e saj minimal dhe elegant, si dhe përkushtimin e dukshëm për performancën e saj, Dua Lipa vazhdon të dëshmojë pse është një nga artistet më të mëdha të momentit. /Telegrafi/