Konsiderohet si njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme të vitit në mbarë botën. Finalja e Champions League mezi pritet nga miliarda shikues në mbarë botë.
Këtë herë, adhuruesit e sportit do kenë rastin që ta dëgjojnë edhe një performancë nga ylli më eminent i momentit në botë, Dua Lipa.
Kur miliarda njerëz të jenë duke pritur të fillojë ndeshja në mes Liverpool dhe Real Madrid, hapjen e saj do ta bëjë Lipa.
Kjo është zbuluar përmes një sigle promovuese të finales së Champions, ku këngëtarja shfaqet vetëm si siluetë, e në sfond dëgjohet kënga e saj “New Rules”. /Prive.al