Pas dy netëve magjike në Paris, ku performoi në një arenë të mbushur plot, Dua Lipa bëri një ndalesë të shkurtër në Monaco me rastin e Çmimit të Madh të Formula 1.
Ylli botëror prishtinas, u shfaq e buzëqeshur në garën e Porsche-ve, e veshur thjesht me xhinse, një top me motive leopardi dhe xhaketë të shkurtër, transmeton klankosova.tv.
Ajo u pa duke pozuar mes makinave në vijën e nisjes, por ishte një foto tjetër që tërhoqi më shumë vëmendje – ajo ku Dua shfaqet mes komisarëve të garës, duke biseduar e duke bërë shaka me ta.
Pas këtij ndalesë të veçantë, artistja vazhdon turneun e saj në Republikën Çeke.