Volodymyr Zelensky ka reaguar pas sulmit të fundit rus në Ukrainë.
Ai tha se ndërtesat e banimit dhe objektet energjetike u goditën në sulm, i cili përdori 242 dronë dhe 13 raketa balistike.
Moska gjithashtu qëlloi një raketë balistike me rreze të mesme veprimi Oreshnik.
“Sulmi ndodhi pikërisht kur kishte një valë të konsiderueshme të ftohti”, tha Zelensky.
“I drejtuar pikërisht kundër jetës normale të njerëzve të zakonshëm”, shtoi ai.
Zelensky tha gjithashtu se një ndërtesë e ambasadës së Katarit u dëmtua nga një dron rus.
“Katari, një shtet që bën kaq shumë për të ndërmjetësuar me Rusinë në mënyrë që të sigurojë lirimin e të burgosurve të luftës dhe civilëve që mbahen në burgjet ruse”, tha ai.
Presidenti ukrainas bëri thirrje për një “reagim të qartë” nga bota, “mbi të gjitha nga Shtetet e Bashkuara, sinjaleve të të cilave Rusia u kushton vërtet vëmendje”, sipas tij.
“Rusia duhet të marrë sinjale se është detyrim i saj të përqendrohet në diplomaci dhe duhet të ndiejë pasojat sa herë që përqendrohet përsëri në vrasje dhe shkatërrimin e infrastrukturës”, vazhdoi Zelensky.
“Sulmi shërben gjithashtu si një kujtesë shumë e fortë për të gjithë partnerët tanë se mbështetja e mbrojtjes ajrore të Ukrainës është një përparësi e përhershme.”










