Drita kërkon të shkruajë historinë, Shkëndija luan shansin e fundit për kualifikim

Drita dhe Shkëndija luajnë sot ndeshjet e raundit të pestë në Conference League. Drita pret në “Fadil Vokrri” Az Alkmaar, ku “Intelektualët” do të synojnë fitoren e radhës për të qëndruar në top . Drita e drejtuar nga Zekirija Ramadani e nis me këtë formacion titullar: Maloku; Krasniqi, Bejtulai, Pellumbi, Ovouka; Ajzeraj, Limaj, Dabiqaj, Sheji, Abazaj; Manaj.

Ndërsa Shkëndija pret Slovan Bratislava në stadiumin “Arena Todor Proeksi”. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri e nisin me këtë formacion titullar.

Shkëndija: Gaye, Trumçi, Fetai, Cake, Webster, Zejnullai, Ramadani, Qaka, Spahiu, Latifi dhe Ibraimi. Ndeshjet fillojnë në orën 18:45.

The post Drita kërkon të shkruajë historinë, Shkëndija luan shansin e fundit për kualifikim appeared first on Telesport.