Drita dhe Shkëndija në kërkim të suksesit të radhës në CL, formacionet zyrtare

Drita dhe Shkëndija do të luajnë sonte ndeshjet e radhës në aventurën e tyre të parë në Conference League. “Intelektualët” do të luajnë në transfertë ndaj irlandezëve të Shelbourne.

Drita e drejtuar nga Zekirija Ramadani e nis me këtë formacion zyrtar: Maloku; Bejtulai, Pëllumbi, Sheji; Krasniqi, Soumohoro, Broja, Limaj, Ovouka; Dabiqaj, Ajzeraj.

Drita ka dy pikë deri tani dhe sot do të provojë të marrë fitoren e parë. Shkëndija po ashtu luan sonte ndeshjen e radhës në këtë kompeticion, ndaj polakëve të Jagiellonia. Kuqezinjtë vijnë pas fitores 1-0 në frymën e fundit pikërisht ndaj irlandezëve të Shelbourne, me të cilët përballet Drita sonte.

Shkëndija e nis me këtë formacion zyrtar: Gaye, Trumçi, Fetai, Cake, Webster, Ramadani, Alhassan, Saphiu, Zejnullahu, Latifi, Tamba.

The post Drita dhe Shkëndija në kërkim të suksesit të radhës në CL, formacionet zyrtare appeared first on Telesport.