Drita dhe Shkëndija në kërkim të historisë, sot luajnë për biletën e fundit për raundin tjetër në Conference League

Drita dhe Shkëndija do të luajnë sonte ndeshjet e fundit për këtë raund në Conference League, ku dy ekipet shqiptare do të kërkojnë të sigurojnë biletën për në play-off për të pasur mundësi më pas për të luajtur në raundin e 1/16-ve.

Drita udhëton në Madrid, aty ku do të përballet me Rayo Vallecanon. Drita renditet aktualisht në vendin e 19-të, Vallecano në vendin e 7-të. Një ndeshje vendimtare për të dy ekipet.

Drita e drejtuar nga Zekrija Ramadani e nis me këtë formacion startues: Behluli, Bes. Krasniqi, Bejtullai, Pëllumbi, Ovouka, Mustafa, Dabiqaj, Sheji, Ajzeraj, Bl. Krasniqi, Manaj.

Po ashtu sonte luan edhe Shkëndija, e cila është në pozitë të ngjashme me Dritën. Kuqezinjtë e Tetovës që renditen në vendin e 21-të me 7 pikë do të luajnë në transfertë ndaj AEK Laranca, që renditet në vendin e 10-të.

Shkëndija e drejtuar nga Jeton Beqiri e nis me këtë formacion titullar: Gaye, Trumci, Fetahi, Cake, Webster, Zejnullai, Ramadani, Qaka, Spahiu, Latifi, Ibraimi.

The post Drita dhe Shkëndija në kërkim të historisë, sot luajnë për biletën e fundit për raundin tjetër në Conference League appeared first on Telesport.