Drilon Rama ka publikuar disa fotografi nga Dubai, duke treguar se ai vazhdon të qëndrojë atje edhe në një kohë kur në Lindjen e Mesme po zhvillohen tensione të mëdha mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.
Në postimet e fundit në rrjetet sociale, Rama shfaqet duke shijuar qëndrimin e tij në qytetin luksoz të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Qëndrimi i tij në Dubai po ndodh në një periudhë kur situata është e tensionuar, pasi SHBA-ja dhe Izraeli kanë ndërmarrë sulme ndaj objektivave në Iran, ndërsa Irani ka reaguar me sulme në disa vende të rajonit.
Megjithatë, Dubai dhe Emiratet e Bashkuara Arabe vazhdojnë të funksionojnë normalisht dhe disa nga figurat publike po na mbajnë aktivë me postime në rrjetet sociale.










