Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha Latifi, ka folur rreth ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Atilla Kardesh.
Në emisionin “Sol Summer”, këngëtarja tha se pas ndarjes së historisë së saj, është vërejtur ndikimi që ka pasur tek njerëzit që e kanë pasur të vështirë të tregojnë për ndarjen e tyre nga partnerët.
“Impakti im, jo vetëm në Big Brother, por edhe e para Big Brother-it, unë mund të them se jam ndër femrat e para të famshme, të rrethit tonë që ka folur për një fenomen që ndoshta edhe njerëzit e tjerë e kanë pasur të vështirë ta tregojnë”, u shpreh ajo.

Tutje modelja theksoi: “Prandaj është ndryshe të flas unë, dhe e kam parë impaktin tim”.
Në këtë edicion të tretë kishte hyrë edhe ish-partneri i saj, Atilla që qëndroi për vetëm pak ditë brenda.
Ata vlen të ceket se kanë bashkë dy fëmijë: një vajzë dhe një djalë.