Drenusha Latifi e godet edhe një herë Atillen: Nën sipërfaqe fshihet errësira

Ish “Miss Kosova”, Drenusha Latifi, vetëm pak kohë më parë ka lënë pas krahëve eksperiencën në “BBVK”.

Ndonëse shpesh u diskutua si fituese të mundshme, Latifi nuk arriti as deri në finale.

Gjatë jetesës në shtëpinë e “Big Brother”, Latifi u desh ta ndante shtëpinë me ish bashkëshortin, Atilla Kardesh.

Siç dihet, Latifi ka folur për dhunën e ushtruar nga Kardesh, të cilin e ka goditur edhe sot përmes një postimi në Instagram.