Drejtuesit e Bayernit, të ekzaltuar: Blemë Luis Díaz, një nga më të mirët e Premier League

Bayern Munich nuk i fsheh emocionet për afrimin e madh të verës. Luis Díaz është tashmë zyrtarisht bavarez dhe drejtuesit e klubit e kanë vlerësuar lart blerjen e tij nga Liverpool-i për rreth 75 milionë euro.

Christoph Freund, drejtori sportiv i Bayernit tha: “Luis është një rrezik i vazhdueshëm për portat kundërshtare dhe finalizues i shkëlqyer. Ka një intensitet loje të jashtëzakonshëm, është i shpejtë, i gjithanshëm dhe punon shumë për ekipin. Ka fituar përvojë të madhe me Liverpool-in dhe kombëtaren kolumbiane. Një lojtar i plotësuar që do t’i entuziazmojë tifozët tanë”.

Nga ana e tij, CEO, Jan-Christian Dreesen shtoi: “Me Luis Díaz kemi sjellë te Bayerni njërin prej më të mirëve në krahun e majtë të Premier League. Ka fituar trofe kudo ku ka luajtur dhe përfaqëson shpirtin tipik të Liverpool-it. Kemi punuar si klub për ta bërë të mundur këtë transferim dhe jemi të lumtur që sot prezantojmë një top-lojtar ndërkombëtar. Jam i sigurt se do t’i japë impulse të reja ekipit dhe vetë Bundesligës”.

Në fund, falënderime për Liverpool-in për “negociatat korrekte dhe serioze”. Bayern Munich ka një “armë” të re nga Amerika Latine. Bundesliga pret spektakël prej tij.

The post Drejtuesit e Bayernit, të ekzaltuar: Blemë Luis Díaz, një nga më të mirët e Premier League appeared first on Telesport.