Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ka takuar Richard Grenellin, të dërguarin e posaçëm për misione speciale të Shteteve të Bashkuara.
Në lidhje me këtë takim ka njoftuar OEAK përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan lajmi.net.
Në këtë njoftim thuhet se Marrëveshja e Uashingtonit ka shënuar një moment historik për bashkëpunim rajonal.
“E vlerësova mundësinë për të diskutuar perspektivat për rritje ekonomike dhe angazhim më të fortë ekonomik të SHBA-së në Kosovë dhe në rajon më gjerë”, tha Zeka, duke theksuar se ambasadori Grenell luajti një rol kyç në Marrëveshjen e Uashingtonit. Marrëveshja e Uashingtonit e vitit 2020 e nënshkruar nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump, shënoi një moment historik të rëndësishëm në promovimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i tyre i plotë: