Dennis te Kloese, drejtori ekzekutiv holandez i LA Galaxy, tregoi në podcastin “Dutch Dragons” prapaskenat e largimit të Zlatan Ibrahimović nga klubi i MLS dimrin e vitit 2019, pak para kthimit falas të suedezit te Milani. Sipas Kloese ishte vendimi i tij që kontrata të mos rinovohej.
“Zlatan po bëhej pak i madh në moshë dhe nuk do t’ia rinovonim kontratën. Askush nuk guxonte t’ia thoshte, ndaj m’u desh ta bëja unë. I thashë: Ibra, do të jem i sinqertë, nuk do të ta rinovojmë kontratën. Ai m’u përgjigj: Gabohesh, jam unë që nuk do ta rinovoj kontratën. Do të luaj te Milani. ‘Stroopwafles’ e tua mund t’i marrësh dhe t’i fusësh në bythë”.
Kloese shpjegon se Ibrahimović i shkonte shpesh në zyrë për të shfaqur pakënaqësi, ndërsa ai i ofronte ‘stroopwafles’, biskota holandeze që Zlatanit i pëlqenin shumë. “Është një tip shumë i veçantë. Realisht beson se është Zoti”, – përfundoi ai.
The post Drejtori i klubit zbulon përplasjen me Ibrahimovic: Më tha merri këto e futi në b*thë appeared first on Telesport.











