Drejtori i Arsimit e bën “horë” ish drejtorin e LDK-së, ia zbulon 30 gabime drejtshkrimore në një reagim

Drejtori i Arsimit në komunën e Vushtrrisë, Albanez Tahiraj, i ka reaguar ish drejtorit të Arsimit nga radhët e LDK-së, Afrim Namani.

“I nderuar koleg ish-Drejtor i DKA-së, z. Afrim Namani, e kam parasysh faktin që atmosfera elektorale e paska kapluar edhe “urtësinë” tuaj (nëse postimi juaj është i juaji).” – shkruan Tahiraj.

Namani përmes një postimi të gjatë kishte atakuar drejtorin aktual, por që ky i fundit ka zgjedhur që t’ia nënvizojë gabimet e mëdha drejtshkrimore në reagimin e tij, që sipas Albanez Tahirajt janë rreth 30 sosh.

“Në vazhdim po të informoj se numri i madh i gabimeve tua drejtshkrimore (rreth 30-sosh), ma ndali hovin e reagimit ndaj postimit tuaj, madje ma humbi edhe sensin për ta përshkruar gjendjen e trashëguar të arsimit dhe të shkollave në Komunën e Vushtrrisë, gjatë udhëheqjes suaj me DKA-në.” – tha ai.

Postimi i plotë:

𝗡ë 𝘃𝗲𝗻𝗱 𝘁ë 𝗿𝗲𝗮𝗴𝗶𝗺𝗶𝘁!

I nderuar koleg ish-Drejtor i DKA-së, z. Afrim Namani, e kam parasysh faktin që atmosfera elektorale e paska kapluar edhe “urtësinë” tuaj (nëse postimi juaj është i juaji).

Në vazhdim po të informoj se numri i madh i gabimeve tua drejtshkrimore (rreth 30-sosh), ma ndali hovin e reagimit ndaj postimit tuaj, madje ma humbi edhe sensin për ta përshkruar gjendjen e trashëguar të arsimit dhe të shkollave në Komunën e Vushtrrisë, gjatë udhëheqjes suaj me DKA-në.