“Drejtësi për çlirimtarët” – Më 17 tetor mbahet protestë në Tiranë, tubimi në sheshin “Skënderbej”

“Drejtësia për çlirimtarët, kundër padrejtësive që po u bëjnë atyre. Me 17 tetor, në orën 17:00 të bashkohemi në protestë. Të organizojmë një protestë paqësore, e cila do të shpreh mllefin tonë  ndaj Gjykatës Speciale”, tha Hysni Gucati, kryetari i OVL-UÇK-së.

Ndërkaq, të premtën e të shtunën, rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, u mbushën me billborde në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në Tiranë, po ashtu u pa thirrja “Liri për çlirimtarët” bashkë me fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit është shfaqur në Tiranë.