Pas pushimit prej kombëtareve, Milan rikthehet në kampionat me derbin kundër Interit, me synimin për t’i kapërcyer rivalët ndërqytetas në krye të klasifikimit. Trajneri Allegri u shpreh: “Milani, jo favorit në derbi? Ndeshjet fillojnë gjithmonë nga 0-0. Interi është i fortë, por edhe ne jemi gati. Derbi ka historinë e vet, ne duhet të luajmë një ndeshje të shkëlqyer, duke qenë më të vëmendshëm”.
Ai shtoi se ky derbi nuk vendos gjithçka, pasi kampionati është i gjatë dhe deri në mars, Milani do të ketë edhe ndeshje të tjera në Kupë dhe Superkupë. Përsa i përket formacionit shtoi: “Rabiot do të luajë, Gimenez ka një problem me kyçin. Leao dhe Pulisic do të jenë titullarë”.
Allegri vlerësoi punën e Chivu tek Interi dhe paralajmëroi për rrezikun e sulmeve zikaltër: “Interi ka sulmues shumë të fortë, veçanërisht Lautaro, që është një nga më të mirët në botë. Duhet vëmendje ndaj çdo detaji”.
Për tifozët: “Kthimi i ‘Curve’ na ndihmon shumë, atmosfera në shtëpi është mbështetje në momentet e vështira”. Trajneri përfundoi duke theksuar rëndësinë e emocioneve: “Derbi sjell adrenalinë dhe emocion. Fitoret e sfidave të tilla ndryshojnë humorin e javës dhe motivimin e ekipit”.
The post Drejt Inter-Milan, flet Allegri: Ne nuk jemi favoritë? Ndeshjet fillojmë gjithmonë nga 0-0… appeared first on Telesport.










