Drecun: Shpallja e organizatave si terroriste në Veri, pjesë e planit për të vendosur atje FSK-në

Kryetari i Komisionit për Kosovë në Kuvendin të Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se Kosova me shpalljen e organizatave terroriste në veri të Kosovës po rrit nivelin e angazhimit të forcave që ka në dispozicion, si dhe po planifikon të gjejë kapacitete shtesë në Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe në një moment të kërkojë miratim nga komandanti i KFOR-it, për t’i instaluar ato në veri me pretekstin e pretenduar për të luftuar kundër organizatave terroriste.

Drecun thotë se vendimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për shpalljen e organizatave terroriste “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” është një veprim i pritshëm dhe se është pjesë e planit të tij për okupimin e plotë të Kosovës.

Ai tregon se “Brigada e Veriut” ekziston vetëm në disa grafite që ka shkruar “disa individ”, duke treguar se Kurti i ka shpallur grafitët organizatë terroriste.