Georgiy Sudakov, mesfushori ukrainas i Benfikës, pjesë e kombëtares së vendit të tij, ka ndarë të dielën në rrjetet sociale fotot e shtëpisë së tij në Kiev, pasi ajo u godit nga një sulm rus gjatë natës.
Sulmi me dronë dhe raketa ndodhi në një moment kur familja e futbollistit ndodhej brenda banesës. “Ja si duket shtëpia ime pas kësaj nate”, – shkroi ai në Instagram, duke publikuar imazhe që tregonin shkatërrimin e kompleksit rezidencial në kryeqytetin ukrainas, aty ku jeton familja e tij.
“Gruaja, vajza dhe nëna ime ishin në shtëpi në atë moment”, – shtoi i prekur mesfushori i kombëtares ukrainase.
The post Drama i Sudakov, futbollistit të Benfikës ia bombardojnë rusët shtëpinë në Kiev (fotot) appeared first on Telesport.