Gjatë një takimi me strukturat e nëndegëve dhe komisionerët e PDK-së në Klinë, Gazmend Maliqaj bëri thirrje për angazhim maksimal në ruajtjen e votës dhe respektimin e ligjit, duke respektuar vullnetin qytetar dhe duke kontribuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Ai, në fjalën e tij, theksoi se me Bedri Hamzën kryeministër, të gjitha kategoritë e shoqërisë do të jenë përfituese.
“Për një shtet të zhvilluar dhe të integruar, me reforma në arsim dhe shëndetësi, rritje të pagave, reformë tatimore dhe siguri, vota për PDK-në dhe Bedri Hamzën është adresa e vetme në zgjedhjet e nesërme”, theksoi Maliqaj në këtë takim.
Doktor Gazmend Maliqaj, i cili mban numrin 31 në listën e PDK-së dhe është gjithashtu ligjërues në Fakultetin e Mjekësisë, ka një përvojë të gjatë në angazhimet politike dhe shoqërore. Si i tillë, ai llogaritet ndër favoritët për të qenë deputet.
Ai njihet si profesionist dhe humanist në kryerjen e detyrave të tij.













