Dortmundi nuk i bën “nder” Bayern-it, mban mbrojtësin një vit për ta humbur me parametra zero

Nico Schlotterbeck po pret momentin e duhur për një hap të madh në karrierë, duke shpresuar që t’i hapet një derë te Barcelona, Real Madridi ose Bayern Munich.

Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se rinovimi i kontratës me Borussia Dortmund aktualisht nuk është skenari më i mundshëm. Klubi gjerman kërkon një sqarim deri në muajin janar, por deri tani nuk e ka vënë mbrojtësin nën presion për të marrë një vendim të shpejtë.

Dortmundi pritet të mbajë një qëndrim të fortë në negociata, të ngjashëm me atë që Leverkuseni pati në rastin e Jonathan Tah, duke mos pranuar një largim për shifra rreth 25–30 milionë euro, edhe nëse kontrata i mbetet me vetëm një vit.

Klubi është i gatshëm të rrezikojë humbjen e Schlotterbeck si transferim i lirë në vitin 2027. Ndërkohë, te Bayern ai mbetet një opsion në listë, së bashku me Marc Guéhi, por prioriteti kryesor vazhdon të jetë rinovimi i kontratës së Dayot Upamecano.

The post Dortmundi nuk i bën “nder” Bayern-it, mban mbrojtësin një vit për ta humbur me parametra zero appeared first on Telesport.