Dortmundi bën detyrën në transfertë, debutim i hidhur për futbollistin e Kosovës. Largohet vetëm pas 5 minutash lojë

Janë luajtur këtë mbasdite disa nga ndeshjet për javën e tretë në Bundesligë. Dortmund fitoi 0-2 në transfertë ndaj Heidenheim. Verdhezinjtë e drejtuar nga Niko Kovac shënuan dy herë brenda pjesës së parë, fillimisht me të zakonshimin Serhou Guirassy në minutën e 34-të, i cili shtënoi me koktë dhe në fund të shtesës së pjesës së parë, Maximilian Beier dyfishoi shifrat, pas asistit fantastik të Adeyemi.

SHIKOGOLINEGUIRASSY

SHIKOGOLINEBEIER

Për Heidnheim, debutoi sot mbrojtësi i Kosovës, Leart Paqarada, i cili u transferua në fund të merkatos si lojtar i lirë nga Koln. Mbrojtësi dardan u largua vetëm pas 5 minutash lojë, pasi pësoi një dëmtim të rëndë. Dyshohet se ka këputur ACL, që njihet ndryshe si ligamenti i kryqëzuar anterior, që do të thotë se është një dëmtim i rëndë dhe do të mungojë për një kohë të gjatë.

Në ndeshjet e tjera, Hoffenheim fitoi 2-4 në transfertë ndaj Union Berlin. Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, autor i golit të dytë për ekipin e tij. Në sezonin e tij të parë në Bundesligë, Asllani ka shënuar 2 gola në 3 ndeshje. Freiburg fitoi 3-1 ndaj Stuttgart, Mainz-Leipzig 0-1, Wolfsburg po udhëheq në minutat e fundit 2-1 ndaj Koln.

SHIKOGOLINEASLLANI

The post Dortmundi bën detyrën në transfertë, debutim i hidhur për futbollistin e Kosovës. Largohet vetëm pas 5 minutash lojë appeared first on Telesport.