Dortmund reziston vetëm 10 minuta, kombinimi perfekt Guler-Garcia i jep avantazhin Realit (video)

Në New Jersey po luhet çerekfinalja e fundit mes Real Madrid dhe Dortmund për Kupën e Botës për Klube. Sigurisht që madrilenët vijnë si ekipi favorit në këtë përballje, por verdhezinjtë kanë treguar që janë një “kockë” e fortë për këdo, aq më tepër që në këtë kompeticion kanë treguar një formë shumë të mirë.

Madrilenët e kanë nisur mjaft mirë takimin dhe kanë kaluar në avantazh pas 10 minutave lojë, falë një kombinimi perfekt mes dy të rinjve, Arda Guler dhe Gonzalo Garcia.

Krosimi perfekt i turkut shfrytëzohet në mënyrën e duhur nga sulmuesi i ri spanjoll, i cili shënon golin e katërt në këtë kompeticion, duke qenë padyshim zbulimi më i madh deri tani.

Shihgolin

The post Dortmund reziston vetëm 10 minuta, kombinimi perfekt Guler-Garcia i jep avantazhin Realit (video) appeared first on Telesport.