Dortmund ka bërë detyrën në “Signal Iduna Park” duke fituar 2-0 ndaj Atalantës, në ndeshjen e parë për play-offin në Champions League.
Verdhezinjtë e nisën shumë mirë takimin duke gjetur golin që në minutën e 2-të me Serhou Guirassy, i cili shënoi me kokë pas krosimit perfekt që mori nga Julian Ryerson.
Sulmuesi nga Guinea ia dedikoi golin një anëtari të familjes së tij që ndërroi jetë pak ditë më parë. Një gjest tejet prekës që mori duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve në stadium.
Në minutën e 42-të ishte Maximilian Beier që dyfishoi shifrat pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Serhou Guirassy. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Dortmund.
Pavarësisht rasteve dhe mundësive për secilën skuadër, në pjesën e dytë mungoi goli. Rezultati final, 2-0 për Dortmundin. Ndeshja e kthimit do të luhet në Bergamo, pas një jave
The post Dortmund nuk fal në shtëpi, verdhezinjtë bëjnë detyrën ndaj Atalantës (video) appeared first on Telesport.










