Borussia Dortmund nuk ka shkuar dot më shumë se barazimi 1-1 në transfertën ndaj Freiburg. Për verdhezinjtë shënoi mbrojtësi, Ramy Bensebaini, pas krosimit që mori nga Yan Couto nga goditja e dënimit. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Dortmundin.
Në fillim të pjesës së dytë, verdhezinjtë mbeten me një lojtar më pak, pasi Jobe Bellingham ndëshkohet direkt me kartont ë kuq, për një ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit.
Barazimi do të vinte në minutën e 75-të me Lucas Holer, i cili do të shënonte një gol spektakolar, ndoshta më i bukur i këtij sezoni në Bundesligë deri tani. Pas kontrolli mirë topin, sulmuesi e dërgoi atë në rrjetë me një gjysmë-rroveshatë.
Rezultati final 1-1. Dortmund mbetet në vendin e 3-të me 29 pikë, ndërsa Freiburg në vendin e 9-të me 17 pikë.
The post Dortmund nuk di të fitojë, Jobe Bellingham “tradhton” verdhezinjtë. Sulmuesi i Freiburg shënon ndoshta golin e sezonit (video) appeared first on Telesport.










