Borussia Dortmund ka marrë fitoren e tretë rresht në Bundesligë, sot duke fituar 0-3 në transfertën ndaj Union Berlin, e vlefshme për javën e 19-të.
Verdhezinjtë gjetën golin që në minutën e 10-të me kapitenin Emre Can, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga Fabio Silva, pas një faulli ndaj tij brenda në zonë.
Nico Schlotterbeck dyfishoi shifrat në minutën e 53-të, mbrojtëis shënoi me kokë pas një topi të ardhur nga goditja e dënimit. SHIKOGOLIN
Maximilian Beier vulosi fitoren 0-3 me golin e tij në minutën e 84-të, pas asistit të Jobe Bellingham. Dortmund fiton 0-3 dhe duke përfituar nga humbja e Bayern, tani diferenca mes tyre është vetëm 8 pikë. SHIKOGOLIN
The post Dortmund me fitore bindëse në transfertë dhe ngushton diferencën me Bayern në 8 pikë (video) appeared first on Telesport.










