Pas humbjes së javës së kaluar ndaj rivalit direkt Bayern Munich, Dortmund ende nuk është dorëzuar në garën për titullin kampion, edhe pse është 11 pikë larg.
Sot, verdhezinjtë fituan 1-2 në transfertë ndaj Koln. Për Dortmund shënuan Serhou Guirassy në pjesën e parë 16′ dhe Maximilian Beier në minutën e 60-të. Vendasit luajtën gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak, pas ndërhyrjes së rëndë nga pas të Jahmai Simpson-Pusey ndaj Beier në fund të pjesës së parë.
Golin e vetëm për Koln e shënoi Jakub Kaminski në minutën e 88-të. Rezultati final, 1-2. Dortmund mban vendin e dytë me 55 pikë, ndërsa Koln mbetet në vendin e 13-të.
The post Dortmund kërkon të “blindojë” vendin e dytë, fitore në transfertë për verdhezinjtë (video) appeared first on Telesport.









