Dortmund fiton në frymën e fundit, Hoffenheim me 3 shqiptarë në fushë ëndërron Champions-in pas fitores ndaj Leverkusen (video)

Kanë përfunduar disa nga ndeshjet e javës së 18-të në Bundesligë. Në “Signal Iduna Park”, Dortmundi fitoi 3-2 ndaj St.Pauli, falë penalltisë së shndërruar në gol nga Emre Can në minutën e fundit shtesë. Më parë per vërdhezinjtë shënuan Julian Brandt në fund të pjesës së parë dhe Karim Adeyemi në fillim të pjesës së dytë, por miqtë barazuan dy herë. Vendimtar penalltia e kapitenit Emre Can në fund. Pas kësaj fitoreje, Dortmund mbetet në vendin e dytë me 39 pikë, duke rritur diferencën nga ndjekësit më pas.

Hoffenheim me 3 shqiptarë në fushë si titullarë, Alban Hajdari, Leon Avduvallhu dhe Fisnik Asllani, fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Leverkusen, duke u renditur në vendin e tretë me 33 pikë, vend që të kualifikon në Champions League.

SHIHGOLAT

Në ndeshjet e tjera, Koln fitoi 1-0 ndaj Mainz, Wolfsburg barazoi 1-1 ndaj Heidenheim, Hamburger barazoi pa gola në shtëpi ndaj Monchengladbach. Renditja e përgjithshme deri tani është si më poshtë.

The post Dortmund fiton në frymën e fundit, Hoffenheim me 3 shqiptarë në fushë ëndërron Champions-in pas fitores ndaj Leverkusen (video) appeared first on Telesport.